Ftesë për pjesëmarrje në aktivitetin “Shkëmbe përvojën – ndihmo të tjerët“


Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universiteti i Prishtinës " Hasan Prishtina " organizon takim mes studentëve – përfitues të bursave të Erasmus Mundus dhe studentëve të interesuar të jenë pjesë e programeve studimore ndërkombëtare. Në këtë aktivitet do të merrni informata kyçe edhe  nga zyrtarja për projekte/programe ndërkombëtare pranë Zyres për Marrëdhënie me Jashtë,  znj-sh. Blerandë Dragusha. 


Ftojmë studentët e interesuar që të marrin pjesë në këtë aktivitet që do të mbahet të enjten, më 20 Qershor 2013, prej orës 10:00 deri në orën 12:00, në Amfiteatrin e Vogël të Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës.

Pjesëmarrja juaj në këtë aktivitet do të ju ndihmojë që të orientoni dhe kristalizoni idetë tuaja rreth aplikimit në programet e bursave që ofron Universiteti i Prishtinës. 

Kontakt:Qendra për Zhvillim të KarrierësUniversiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina”Adresa: Biblioteka Kombëtare e Universitare e Kosovës, kati I.Tel: 038 248 925/ 248 926Email: qzhk@uni-pr.edu