Sonte ne Kuzey dhe Guney



Ai është i detyruar ta kalojë natën në rajon. Situata e keqe mes Xhemres dhe Zejnepes ndihet në cdo moment. Barëshi po i qëndron afër Xhemres në castet e saj më të vështira dhe në këtë mënyrë po i afrohet gjithmonë e më shumë qëllimit të tij. Ndërkohë që Kuzeji shqetësohet dhe acarohet nga fakti që emri i Barëshit po fillon të lakohet shpesh pranë atij të Xhemres.Pasi merr vesh mendimet e Samiut për lidhjen e Kuzejit me Zejnepen, Hyseni po fillon të frikësohet për këtë lidhje e cila po shkon drejt asaj serioze. Ai mundohet ta largoje Zejnepen nga Kuzeji, por nuk e kupton që kjo lëvije e tij e afron akomë më shumë të bijën me Kuzejin. Gyltenia e cila po shikon vuajtjet e vajzës së saj për shkak të dashurisë që ka ajo për Kuzejin vendos të mos hesht më. Përballja e madhe e saj me të bijën do ta përgjakë akoma më shumë plagën në zemrën e Xhemresë.