Publikuar: 24.07.2013 - 12:27
Programi për bankierë të rinj është mundësia për trajnim dhe zhvillim gjithëpërfshirës për profesionistë të kualifikuar dhe të sapodiplomuar nga universitetet apo institucione të tjera të arsimit të lartë. Programi për Bankierë të Rinj është mundësia e vetme e punësimit në ProCreditBank. Pjesëmarrësve të programit u jepet mundësia për të mësuar për bazat e sistemit bankar, përgjegjësinë sociale dhe edukimin financiar, si dhe për të kuptuar qartë rolin e ndërmjetësimit financiar dhe ndikimin e tij në ekonominë e një vendi.
Programi zgjat gjashtë muaj dhe mbulon temat e mëposhtme:
• Parimet themelore të bankave, financave dhe ekonomisë;
• Bazat e sistemit bankar;
• Filozofia e biznesit dhe historia e ProCreditBank, që u mundësojnë kandidatëve të zbulojnë kulturën e korporatës së bankës dhe parimet e saj etike, siç janë pasqyruar në kodin e mirësjelljes së bankave ProCredit dhe si zbatohen ato në aktivitetet tona të përditshme;
• Roli i ndërmjetësimit financiar dhe ndikimi i tij në ekonominë e një vendi;
• Konceptet kryesore në zhvillimin ekonomik, menaxhimin mjedisor dhe globalizimin;
• Përgjegjësia sociale dhe edukimi financiar;
• Kujdesi për klientë dhe shërbime bankare;
• Debate për tema të ndryshme që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me sistemin bankar, por që u japin mundësi pjesëmarrësëve t’i shprehin mendimet e tyre dhe t’i demonstrojnë afësitë e tyre të të menduarit kritik. Pjesëmarrësit e kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh bankier i përgjegjshëm, si në kuptimin teorik ashtu edhe në atë praktik.
• Projekte të shumta dhe detyra që u mundësojnë pjesëmarrësve të programit të kuptojnë se si aktivitetet bankare lidhen me biznesin dhe zhvillimin ekonomik. Pjesëmarrësit duhet të kryejnë anketa, analiza të tregut, promocione dhe projekte të tjera interesante në fusha të ndryshme bankare, ku përfshihen edhe vizita te klientët, duke u mundësuar pjesëmarrësve të zhvillojnë aftësitë e cilësitë profesionale dhe personale të tyre si individë dhe si anëtarë të ekipit.
• Matematika dhe kontabiliteti.
METODOLOGJIA:
Gjatë periudhës gjashtëmujore, pjesëmarrësit përfshihen në kurse dinamike dhe interaktive që karakterizohen me diskutime të hapura, projekte dhe punë grupore, pasuar me ushtrime praktike gjatë të cilave mund të zbatohen konceptet e mësuara në klasë. Natyra e programit është që pjesëmarrësit të marrin përvojë unike të qëndrimit së bashku me kolegët e tyre, larg nga Prishtina, për periudha të caktuara kohore. Prandaj, fleksibiliteti dhe gatishmëria për të qëndruar larg shtëpisë janë të domosdoshme.
INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR PROGRAMIN PËR BANKIERËTË RINJ
Kohëzgjatja
6 muaj
Programi organizohet 4 herë në vit
Vendi
Qendra e trajnimit të PCB-së në Prishtinë;
Pagesë mujore
Po, kandidatët marrin pagë të rregullt.
Shuma e pagesës mund të ndryshojë për kandidatë me përvojë pune;
Numri i pjesëmarrësve për grup 30
Ne ofrojmë program interesant dhe sfidues në një mjedis dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi.
A jeni të interesuar për programin tonë?
Vizitoni faqen tonë të internetit
http://www.procreditbank-kos.com/BurimeNjerezore
Më datë 27.07.2013 kemi organizuar takime në zyrat e ProCreditBank në shtatë qytete të Kosovës, për t’i informuar kandidatët e interesuar për Programin për Bankierë të Rinj.
Për të marrë për së afërmi informata nga personat përgjegjës të ProCreditBank, ju lutemi vizitoni njërën nga 7 degët tona ditën e shtunë (27 korrik) në këto adresa:
Qyteti: Ngaora: Data: Adresa:
Prishtinë 14:00 27.07.2013 Ulpianë -Bul. Dëshmorët e Kombit
Mitrovicë 14:00 27.07.2013 Sheshi “Isa Boletini”
Gjilan 14:00 27.07.2013 Rr. “Adem Jashari”
Gjakovë 14:00 27.07.2013 Rr. “NënaTereze”
Pejë 14:00 27.07.2013 Rr. “Adem Jashari”
Prizren 14:00 27.07.2013 Rr. “Zahir Pajaziti” nr. 152
Ferizaj 14:00 27.07.2013 Rr. “Rexhep Bislimi” nr. 36/A
ProCreditBank ju mirëpret!