në Prishtinë, se ankesat pranohen më 30.07.2013 dhe 31.07.2013
Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni Qëndror i Rektoratit të UP-së, më datë 01.08.2013 në Amfiteatrin e madh në ora 10:00 të Fakultetit Juridik.
(I pranishëm për shqyrtimin e ankesës duhet të jetë vetë kandidati, në të kundërtën ankesa nuk shqyrtohet).
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve:
o - Fakulteti Juridik Qendra në Prishtinë më 04. 9. 2013 prej orës 9:00 - 15:00, në Amfiteatrin e
Fakultetit Juridik
o Fakulteti Juridik Qendra në Gjilan më 06.09.2013, prej orës 10:00 - 14:00 në Fakultetin e Edukimit në Gjilan.
Regjistrim të kandidatëve jashtë këtyre afateve nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Tri fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 50 € për studime të rregullta, respektivisht 250€ për studime me korrespondencë.
Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe printohet nga Ueb faqja e Universitetit të Prishtinës