Njoftim



Njoftohen të gjithë kandidatët e provimit pranues të afatit të parë (korrik 2013), që duke iu referuar konkursit të shpallur publikisht, kërkesat për rishikimin e testeve mund t’i japin të mërkurën dhe të enjten (datë 31 korrik dhe 1 gusht) nga ora 9:00 – 16:00, zyra nr. 10. Rishikimi i testeve nga komisionet përkatëse, sipas programeve të studimit ku kanë aplikuar kandidatët, do të bëhet të premten, ora 10:00. Kandidatët duhet të jenë personalisht të pranishëm në rishikimin e testeve
Kliko me poshte per me shume...


NJOFTIM

Njoftohen kandidatët që kanë konkuruar por që NUK janë pranuar në Fakultetin Juridik të Universitetit ''Hasan Prishtina'' 
në Prishtinë, se ankesat pranohen më 30.07.2013 dhe 31.07.2013 

Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni Qëndror i Rektoratit të UP-së, më datë 01.08.2013 në Amfiteatrin e madh në ora 10:00 të Fakultetit Juridik.
(I pranishëm për shqyrtimin e ankesës duhet të jetë vetë kandidati, në të kundërtën ankesa nuk shqyrtohet).

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve:
o - Fakulteti Juridik Qendra në Prishtinë më 04. 9. 2013 prej orës 9:00 - 15:00, në Amfiteatrin e 
Fakultetit Juridik
o Fakulteti Juridik Qendra në Gjilan më 06.09.2013, prej orës 10:00 - 14:00 në Fakultetin e Edukimit në Gjilan.



Regjistrim të kandidatëve jashtë këtyre afateve nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.

Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Tri fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 50 € për studime të rregullta, respektivisht 250€ për studime me korrespondencë.
Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe printohet nga Ueb faqja e Universitetit të Prishtinës