Nata e Madhe e Humorit me Besim Dinen


Kliko ketu per te degjuar ose ne katrorine me poshte!

Qendra për Zhvillim të Karrierës, Universiteti i Prishtinës - Konkurs për praktikantë në CiviKos




Konkurs për praktikantë/e në Platforma CiviKos 


Platforma CiviKos (www.civikos.net) është iniciativë e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, e themeluar për të krijuar dhe avancuar një mjedis të përshtatshëm formal për bashkëpunim të sektorit të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore të Kosovës. Me një rritje të vazhdueshme dhe aktualisht me më shumë se 100 organizata të shoqërisë civile anëtare, Platforma CiviKos është e angazhuar në thellimin e bashkëpunimit në mes të organizatave anëtare, si dhe me autoritetet publike dhe palët tjera me rëndësi në zhvillimin e shoqërisë civile në Kosovë. 

Për të fuqizuar organizimin e brendshëm dhe komunikimin e vazhdueshëm me të gjithë partnerët e saj, në kuadër të projektit të finansuar nga ana e zyres së Bashkësisë së Evropës në Kosovë, Platforma CiviKos kërkon të angazhojë një person për pozitën Praktikantë/e.

Praktikantë/e


Detyrat dhe përgjegjësitë

PER ME SHUME KLIKO ME POSHTE

NDARJA E KOMISIONEVE NËPËR SALLA PËR SHQYRTIMIN E KËRKESAVE PËR RISHIKIMIN E TESTEVE



NDARJA E KOMISIONEVE NËPËR SALLA PËR SHQYRTIMIN E KËRKESAVE 
PËR RISHIKIMIN E TESTEVE
2 GUSHT 2013, ORA 10:00

DEPARTAMENTI
KATI
SALLA
      
               HISTORI
 
          PËRDHES
            
                    014

FILOZOFI
 
1
 
103
 
     PSIKOLOGJI
 
  PËRDHES
 
05
 
     PUNË SOCIALE
 
1
 
101
 
  SOCIOLOGJI
 
2
 
203
 
      SHKENCA POLITIKE
 
2
 
201

Njoftim



Njoftohen të gjithë kandidatët e provimit pranues të afatit të parë (korrik 2013), që duke iu referuar konkursit të shpallur publikisht, kërkesat për rishikimin e testeve mund t’i japin të mërkurën dhe të enjten (datë 31 korrik dhe 1 gusht) nga ora 9:00 – 16:00, zyra nr. 10. Rishikimi i testeve nga komisionet përkatëse, sipas programeve të studimit ku kanë aplikuar kandidatët, do të bëhet të premten, ora 10:00. Kandidatët duhet të jenë personalisht të pranishëm në rishikimin e testeve
Kliko me poshte per me shume...


NJOFTIM

Njoftohen kandidatët që kanë konkuruar por që NUK janë pranuar në Fakultetin Juridik të Universitetit ''Hasan Prishtina'' 
në Prishtinë, se ankesat pranohen më 30.07.2013 dhe 31.07.2013 

Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni Qëndror i Rektoratit të UP-së, më datë 01.08.2013 në Amfiteatrin e madh në ora 10:00 të Fakultetit Juridik.
(I pranishëm për shqyrtimin e ankesës duhet të jetë vetë kandidati, në të kundërtën ankesa nuk shqyrtohet).

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve:
o - Fakulteti Juridik Qendra në Prishtinë më 04. 9. 2013 prej orës 9:00 - 15:00, në Amfiteatrin e 
Fakultetit Juridik
o Fakulteti Juridik Qendra në Gjilan më 06.09.2013, prej orës 10:00 - 14:00 në Fakultetin e Edukimit në Gjilan.



Regjistrim të kandidatëve jashtë këtyre afateve nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.

Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Tri fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 50 € për studime të rregullta, respektivisht 250€ për studime me korrespondencë.
Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe printohet nga Ueb faqja e Universitetit të Prishtinës

NJOFTIM





NJOFTIM


Njoftohen studentet e Fakultetit Ekonomik se pjesa e dyte  
 ( 450 ) e burses ka dalur daten 26.07.2013


                                                       


                                                         Suksese 

Fillon procesi i rekrutimit të Bankierëve të Rinj ProCredit Bank



Publikuar: 24.07.2013 - 12:27
Programi për bankierë të rinj është mundësia për trajnim dhe zhvillim gjithëpërfshirës për profesionistë të kualifikuar dhe të sapodiplomuar nga universitetet apo institucione të tjera të arsimit të lartë. Programi për Bankierë të Rinj është mundësia e vetme e punësimit në ProCreditBank. Pjesëmarrësve të programit u jepet mundësia për të mësuar për bazat e sistemit bankar, përgjegjësinë sociale dhe edukimin financiar, si dhe për të kuptuar qartë rolin e ndërmjetësimit financiar dhe ndikimin e tij në ekonominë e një vendi.

Programi zgjat gjashtë muaj dhe mbulon temat e mëposhtme:


• Parimet themelore të bankave, financave dhe ekonomisë;
• Bazat e sistemit bankar;

• Filozofia e biznesit dhe historia e ProCreditBank, që u mundësojnë kandidatëve të zbulojnë kulturën e korporatës së bankës dhe parimet e saj etike, siç janë pasqyruar në kodin e mirësjelljes së bankave ProCredit dhe si zbatohen ato në aktivitetet tona të përditshme;

• Roli i ndërmjetësimit financiar dhe ndikimi i tij në ekonominë e një vendi;
• Konceptet kryesore në zhvillimin ekonomik, menaxhimin mjedisor dhe globalizimin;
• Përgjegjësia sociale dhe edukimi financiar;

• Kujdesi për klientë dhe shërbime bankare;
• Debate për tema të ndryshme që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me sistemin bankar, por që u japin mundësi pjesëmarrësëve t’i shprehin mendimet e tyre dhe t’i demonstrojnë afësitë e tyre të të menduarit kritik. Pjesëmarrësit e kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh bankier i përgjegjshëm, si në kuptimin teorik ashtu edhe në atë praktik.

• Projekte të shumta dhe detyra që u mundësojnë pjesëmarrësve të programit të kuptojnë se si aktivitetet bankare lidhen me biznesin dhe zhvillimin ekonomik. Pjesëmarrësit duhet të kryejnë anketa, analiza të tregut, promocione dhe projekte të tjera interesante në fusha të ndryshme bankare, ku përfshihen edhe vizita te klientët, duke u mundësuar pjesëmarrësve të zhvillojnë aftësitë e cilësitë profesionale dhe personale të tyre si individë dhe si anëtarë të ekipit.

• Matematika dhe kontabiliteti.

METODOLOGJIA:

Gjatë periudhës gjashtëmujore, pjesëmarrësit përfshihen në kurse dinamike dhe interaktive që karakterizohen me diskutime të hapura, projekte dhe punë grupore, pasuar me ushtrime praktike gjatë të cilave mund të zbatohen konceptet e mësuara në klasë. Natyra e programit është që pjesëmarrësit të marrin përvojë unike të qëndrimit së bashku me kolegët e tyre, larg nga Prishtina, për periudha të caktuara kohore. Prandaj, fleksibiliteti dhe gatishmëria për të qëndruar larg shtëpisë janë të domosdoshme.

INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR PROGRAMIN PËR BANKIERËTË RINJ


Kohëzgjatja

6 muaj
Programi organizohet    4 herë në vit
Vendi

Qendra e trajnimit të PCB-së në Prishtinë;
Pagesë mujore

Po, kandidatët marrin pagë të rregullt.
Shuma e pagesës mund të ndryshojë për kandidatë me përvojë pune;

Numri i pjesëmarrësve për grup    30

Ne ofrojmë program interesant dhe sfidues në një mjedis dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi.

A jeni të interesuar për programin tonë?


Vizitoni faqen tonë të internetit

http://www.procreditbank-kos.com/BurimeNjerezore

Më datë 27.07.2013 kemi organizuar takime në zyrat e ProCreditBank në shtatë qytete të Kosovës, për t’i informuar kandidatët e interesuar për Programin për Bankierë të Rinj.

Për të marrë për së afërmi informata nga personat përgjegjës të ProCreditBank, ju lutemi vizitoni njërën nga 7 degët tona ditën e shtunë (27 korrik) në këto adresa:

Qyteti:    Ngaora:     Data:    Adresa:

Prishtinë    14:00    27.07.2013    Ulpianë -Bul. Dëshmorët e Kombit
Mitrovicë    14:00    27.07.2013    Sheshi “Isa Boletini”
Gjilan    14:00    27.07.2013    Rr. “Adem Jashari”

Gjakovë  14:00    27.07.2013    Rr. “NënaTereze”
Pejë        14:00    27.07.2013    Rr. “Adem Jashari”
Prizren    14:00    27.07.2013    Rr. “Zahir Pajaziti” nr. 152
Ferizaj    14:00    27.07.2013    Rr. “Rexhep Bislimi” nr. 36/A

ProCreditBank ju mirëpret! 

Fast And Furios 6





Klikoni katrorin poshte videos per te larguar reklamat nga filmi!

Provimi pranues per Fakultetin Juridik




Kliko me poshte per te shkarkuar!

Provimi pranues ne Fakultetin Ekonomik



Kliko me poshte per te shkarkuar!